Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë “shumë të mirë” telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensly, e cila ka zgjatur rreth një orë.
“Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, ka thënë Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.
Trump ka thënë se palët janë duke shkuar drejt një rruge të përbashkët, dhe që i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Michael Waltz që të bëjnë një përshkrim të duhur të pikave që janë diskutuar.