Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve se kompania Microsoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut, duke shtuar se do të dëshironte të shihte një betejë ofertash për këtë aplikacion.
Kompania e teknologjisë, Microsoft, nuk ka komentuar për këtë pohim të Trumpit.
As TikTok-u e as ByteDance, që ka në pronësi aplikacionin, nuk kanë komentuar po ashtu.
TikTok, që ka afër 170 milionë përdorues amerikanë, përkohësisht u ndalua para se ligji që i kërkon pronarit kinez, ByteDance, ta shiste ose do të ndalohej në Shtetet e Bashkuara, të hynte në fuqi më 19 janar.
Pasi mori mandatin e presidentit më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke kërkuar shtyrjen për 75 ditë të zbatimit të ligjit, i cili thirret në shqetësimet për sigurinë kombëtare.