Presidenti amerikan, Donald Trump është deklaruar pas incidentit ku një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak që kishte tre veta në bord dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Trump tha se fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar por se puna tani është zhvendosur në një mision rikuperimi.
“Kjo ishte një natë e errët dhe torturuese në kryeqytetin e kombit tonë dhe në historinë e kombit tonë, dhe një tragjedi me përmasa të tmerrshme,” shtoi ai.
“Ne vetëm mund të fillojmë të imagjinojmë agoninë që po ndjeni të gjithë, asgjë më keq”, tha Donald Trump.
“Në emër të zonjës së parë, mua dhe 340 milionë amerikanëve, zemrat tona janë copëtuar së bashku me tuajat dhe lutjet tona janë me ju tani dhe në ditët në vijim”, shtoi ai.
“Ne nuk e dinim se çfarë çoi në këtë përplasje, por ne kemi disa mendime dhe ide shumë të forta”, tha Donald Trump.
“Ne kemi disa ide mjaft të mira … do të zbulojmë se si ndodhi kjo fatkeqësi dhe do të sigurojmë që asgjë e tillë të mos ndodhë më kurrë,” vazhdoi ai.
“FAA dhe NTSB dhe ushtria amerikane do të kryejnë një hetim sistematik dhe gjithëpërfshirës,” shtoi ai.