Thursday, July 10, 2025
spot_img

Trump paralajmëron Iranin për “shkatërrim total”, thotë se ka ende kohë për marrëveshje para se të jetë vonë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar sërish pas sulmit të fundit izraelit ndaj Iranit, duke bërë thirrje që Irani të arrijë një marrëveshje me SHBA-në për të shmangur një “shkatërrim total”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump ka theksuar se i ka dhënë shumë mundësi Iranit për të arritur një marrëveshje, por që ata nuk e kanë shfrytëzuar.

“I dhashë Iranit mundësi pas mundësie për të bërë një marrëveshje. U thashë me fjalët më të forta: ‘Thjesht bëjeni’. Por, sado që u përpoqën, sado afër që arritën, nuk mundën ta bënin,” shkroi Trump në një postim të tij në Twitter.

Trump ka vijuar me paralajmërimin se ndëshkimi për Iranin mund të jetë shumë më i rëndë sesa ata kanë pritur.

“I paralajmërova se do të ishte shumë më keq sesa ç’kishin menduar, pritur apo u ishte thënë. Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet ushtarake më të mira dhe më vdekjeprurëse në botë pa asnjë konkurrencë – dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me edhe më shumë që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin,” ka deklaruar Trump.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar se sulmet e ardhshme mund të jenë edhe më brutale. “Disa hardlinerë iranianë folën me guxim, por nuk e dinin çfarë po i priste. Tani janë të gjithë të vdekur dhe situata do të përkeqësohet më tej. Ka pasur tashmë shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë për ta ndaluar këtë masakër. Sulmet e radhës janë planifikuar të jenë edhe më brutale,” ka thënë ai.

Trump ka bërë thirrje të fortë për një marrëveshje sa më parë: “Irani duhet të arrijë një marrëveshje përpara se të mos mbetet asgjë. Të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim. Thjesht bëjeni përpara se të jetë vonë.”

Në këto kushte, Trump duket se po bën thirrje për një zgjidhje diplomatike, por paralajmëron se koha po kalon dhe pasojat mund të jenë fatale për Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit