spot_img
spot_img
Friday, January 31, 2025
spot_img
spot_img

Trump nuk heq dorë: Tarifat për Kanadanë dhe Meksikën do të fillojnë nga 1 marsi, por…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës që do të fillojnë më 1 mars.

Sipas mediave të huaja, do ketë një proces që vendet që do tarifohen të kërkojnë përjashtime specifike për importe të caktuara, thotë Reuters.

Situata e tarifave mbeti pezull të premten dhe asnjë vendim nuk është përfundimtar derisa Trump të bëjë një njoftim publik.

spot_img

Burimet thanë për Reuters se nuk kishin detaje mbi një tarifë përfundimtare, por vunë në dukje se Trump ka thënë vazhdimisht se ai planifikon të vendosë një tarifë prej 25% për importet nga të dyja vendet.

Një zyrtar i administratës tha se Trump po rishikonte planet tarifore, të cilat mund të lejojnë disa përjashtime. Megjithatë, përjashtimet do të ishin të pakta.

Teksa shpallja e tarifave mund të turbullojë tregjet financiare dhe të tensionojë marrëdhëniet e SHBA me dy partnerët e saj kryesorë tregtarë, vendosja e një afati 28-ditor përpara zbatimit dhe procesi për përjashtime specifike tregon një qasje më të kujdesshme nga administrata Trump.

Kjo do të blejë gjithashtu kohë për negociata mbi veprimet e Kanadasë dhe Meksikës për të përmbushur detyrat e caktuara nga Trump. Tarifat nga Presidenti vijnë për t’i bërë presion dy fqinjëve të SHBA-së që të ndalojnë fluksin e emigrantëve të paligjshëm dhe fentanilit (droga që vjen kryesisht nga Meksika) përtej kufirit amerikan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit