Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul në aneksimin e Groenlandës, duke thënë se është e nevojshme për sigurinë ndërkombëtare.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën për sigurinë ndërkombëtare. Ne kemi nevojë për të”, deklaroi republikani dy ditë përpara vizitës së Zëvendës Presidentit J.D. Vance në këtë territor autonom danez.
“Ky është një ishull që na duhet nga një perspektivë mbrojtëse dhe sulmuese. Unë e urrej ta them, por ne do të duhet të marrim këtë rajon të gjerë Arktik”, theksoi Trump.
Që nga marrja e mandatit të dytë si President i SHBA, Trump ka shprehur dëshirën marrjen e Groenlandës, gjë që është kundërshtuar nga qeveria dhe populli groenlandezë.