Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Trump njofton se Mark Brnovich do të jetë ambasador i ri i SHBA-ve në Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë të ditur se Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-ve në Serbi.

Mark Brnovish është pjesë e Partisë Republikane, i cili po ashtu është me origjinë serbe.

Presidenti i SHBA-ve, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se e ka përzgjedhur Brnovichin.

Tutje, ai ka thënë se Mark Brnovich është veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, dhe në të kaluarën ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për shtetin e madh të Arizonës.

Në njoftimin e tij, ai e ka uruar ambasadorin Brnovich për detyrën e re, dhe ka deklaruar se ky i fundit do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën.

‘Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi. Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës. Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë AMERIKËN TË PARË. Urime Mark!’’, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit