spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Trump heq rojet e dy fëmijëve të Biden

Donald Trump është i vendosur t’i shkojë deri në fund hakmarrjes së tij ndaj paraardhësit demokrat Joe Biden.

Pasi deklaroi se nuk do të njohë faljet presidenciale të Joe Biden nën arsyetimin se ato ishin të nënshkruara në mënyrë automatike, Trump njoftoi mbrëmjen e të hënës se do të ndalë Shërbimet Sekrete Amerikane që të mbrojë dy fëmijët e ish presidentin.

Shërbimet Sekrete Amerikane të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e figurave të larta Politike në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu edhe të familjarëve të tyre nuk do të ketë agjent të caktuar që mbrojnë 55 vjeçarin Hunter Biden dhe 43 vjecaren Ashley Biden, dy fëmijët e Joe Biden.

Trump shkroi së Truth Social se është qesharake që Hunter Biden është mbrojtur nga 18 agjentë ndërsa bënte pushime ane mbanë botës dhe për mbrojtjen e tij duhet të paguanin taksapaguesit amerikanë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i hoqi mbrojtjen nga Shërbimet Sekrete Amerikane edhe Ashley Biden që sipas tij mbrohej nga 13 agjentë.

Trump ka përshkallëzuar sulmet e tij ndaj ish presidentit Joe Biden përgjatë ditëve të fundit duke e akuzuar demokratin 82 vjeçar se nuk kishte qenë i vetëdijshëm në vendimet që kishte marrë përgjatë ditëve të fundit të detyrës së tij, pasi sipas Trump ai ishte i paaftë mendërisht.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është zotuar se do të ndjekë penalisht djalin e ish presidentit Hunter Biden, i cili u fal nga babai i tij mbi akuzat që rëndonin mbi të në dy çështje gjyqësore, njëra për evazion fiskal dhe tjetra për armëmbajtje te paligjshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit