spot_img
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Trump e zgjodhi në krye të FBI-së, Kash Patel në shënjestër të hakerave iranianë

I zgjedhuri i Donald Trump për të drejtuar FBI-në, Kash Patel, u informua së fundmi nga byroja se ai ishte shënjestruar nga hakerat iranianë.

CNN shkruan se sipas një prej burimeve, hakerët besohet se kanë aksesuar të paktën disa nga komunikimet e Patel.

Zëdhënësi i tranzicionit të Trump, Alex Pfeiffer nuk pranoi të komentojë në mënyrë specifike mbi hakimin.

“Kash Patel ishte një pjesë kyçe e përpjekjeve të administratës së parë Trump kundër regjimit terrorist iranian dhe do të zbatojë politikat e Presidentit Trump për të mbrojtur Amerikën nga kundërshtarët si Drejtor i FBI-së”, tha Pfeiffer në deklaratë.

Anëtarët e rrethit të brendshëm të Trump janë shënjestruar nga hakerat e huaj muajt e fundit. Muajin e kaluar, FBI informoi Todd Blanche, një nga avokatët kryesorë të Trump dhe tani i zgjedhuri i tij për të qenë zëvendësprokuror i përgjithshëm, se celulari i tij ishte përgjuar nga hakerat kinezë. Qeveria kineze i ka mohuar akuzat e SHBA-së se ajo qëndron pas atij hakimi.

Irani për disa vite ka vënë në shënjestër anëtarët e administratës së parë të Trump dhe kohët e fundit ka dërguar informacion që ata vodhën nga fushata e tij presidenciale njerëzve që ishin të lidhur me fushatën e Presidentit Joe Biden këtë verë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit