spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Trump: Do të nisim deportimet masive pavarësisht kostos

Donald Trump thotë se do të vazhdojë me planin e deportimeve masive që ka shpallur prej kohësh, pavarësisht kostos.

Në një intervistë për NBC News, ish-presidenti amerikan tha se “nuk është çështje çmimi. Me të vërtetë nuk është. Nuk kemi zgjedhje. Njerëzit që kanë vrarë, trafikantët e drogës që shkatërruan shtete, tani do të kthehen në ato vende sepse ata nuk do të qëndrojnë këtu. Nuk është një çështje – nuk ka çmim”.

Vlerësimi konservator i Këshillit Amerikan të Imigracionit për kostot e planit është 315 miliardë dollarë (292 miliardë euro).

Ai tha se i është dhënë një mandat për “të rikthyer sensin e zakonshëm në vend”, raporton skynews.

Presidenti i zgjedhur vazhdoi të përshkruante bisedat me Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin si “telefonata shumë të këndshme, shumë respektuese nga të dyja palët”.

Trump gjithashtu ka deklaruar se emigrantët haitianë po ushqehen me mace e qen, e cila gjë shkaktoi shumë reagime të mëdha.

Ndryshe, Trump ka fituar në zgjedhjet e ditës së martë kundër demokrates, Kamala Harris. 

/GazetaKosova/

Drag and drop or browse
- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit