spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Tritoli i vendosur në derën e shtëpisë së saj i mori jetën fqinjit të pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli pas vdekjes së 29-vjeçarit

Është ndarë nga jeta pas tre muajsh ‘luftë’ në spital Enea Thomaraj, vetëm 29-vjeç.

I riu mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e dy fqinjëve të tij në Elbasan, pasi si pasojë e forcës së shpërthimit, dera e banesës së tij është shembur dhe i ka rënë mbi trup. Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin, të arrestuar dy vite më parë në Fier.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”.

Kjo ishte deklarata e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan. Për disa ditë me radhë, e reja vazhdoi me akuzat ndaj Dumanit, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Ditën e sotme Xhovana ka reaguar duke shprehur ngushëllime familjes së të riut që humbi jetën padrejtësisht, dhe pa asnjë lidhje me këtë histori.

“Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje. Ju prehtë shpirti në paqe”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Xhovana dhe motra e saj kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol.

“Nuk është burrni të merresh me femra. Çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frymën e fundit. Nuk jam femër që dorëzohet lehtë, nëse je burr hajde vendos prapë tritol, more në qafë njerëz të gabuar”, ishte një nga postimet e saj.

Alda Nikolli deklaroi në SPAK dhe në një intervistë për Top Channel kohë me parë, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit