spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Tri viktima nga “Ethet e Nilit”, a rrezikon Shqipëria një epidemi?

Mjeku Vasil Llajo  ka dhënë detaje mbi situatën e krijuar nga virusi i “Etheve të Nilit Perëndimor” në Shqipëri, ku janë regjistruar tre humbje jete dhe 17 të prekur.

Llajo e përjashtoi mundësinë e një epidemi në vend, pasi sipas tij po merren të gjitha masat për ta shmangur progresin në të tilla nivele të përhapjes së virusit.

“Natyra do të bëjë ciklet e veta siç ka bërë me COVID dhe gripin. I ka ardhur radha Etheve të Nilit për të bërë një shtrirje në Ballkan, por e theksoj që nuk ka vend për panik dhe alarm. Masat që po merren do të frenojnë këtë infeksion viral. Ethet e Nilit nuk transmetohen nga njeriu tek njeriu, vetëm nga mushkonjat që kanë pickuar zogjtë e egër që kanë qenë të infektuar me këtë virus. Nuk besoj se do të shndërrohet në epidemi se nga momenti që kanë rënë kambanat e alarmit kanë nisur të merren të gjitha masat dhe mundësi për tu përhapur reduktohet mjaft pasi masat po aplikohen”, deklaroi mjeku.

spot_img

Mjeku shpjegoi edhe simptomat që shfaqen pas infektimit përmes pickimit nga mushkonjat, por nënvizoi se 80% e të prekurve janë asimptomatikë.

“S’do të thotë se sa herë pickohemi nga mushkonjat të ngremë alarmin se do sëmuremi me Ethet e Nilit. Por ngaqë janë shfaqur më shumë raste ne duhet të jemi më vigjilentë. Shenjat e para janë të një viroze që fillon me temperaturë, me dh8imbje koke, ndjenjën e të vjellit, dobësi muskulore dhe kështu progreson, 80% e rasteve janë asimptomatikë dhe 20% shfaqin simptomat. Më pak se 1% preken në forma të tilla që rrezikojnë jetën. Ata që e vuajnë më shumë janë të sëmurët me sëmundje sekondare.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit