Friday, March 28, 2025
spot_img

Tri vetura aksidentohen rëndë në Zajm të Klinës, tre të lënduar (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zajm të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Aksidenti në të cilin janë përfshirë tri vetura, ka ndodhur rreth orës 09.23 minuta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Fadil Gashi tha për “Indeksonline” se personat e lënduar janë nisur tashmë dhe janë rrugës për në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Rreth orës 09.23 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Zjam të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona janë lënduar dhe se të tre janë rrugës për në Emergjencë në Spitalin e Pejës”, tha Gashi.

Ndërsa pohoi se njësistet kompetente tashmë janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit