spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

“Trepça” largon nga puna pesë punëtorë, reagon Gjoshi: Kryeministër që po bënë zullum mbi minatorët

Anëtari i kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka reaguar pas largimit të pesë punëtorëve nga Ndërmarrja Publike “Trepça”, me arsyeje  “shkelje të detyrave të punës”.

Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar shefin e ekzekutivi, Albin Kurti.

“Vetëm edhe pak kohë na ndan nga dita kur ky popull do ta dërgojë në koshin e plehrave këtë kryeministër që po bënë zullum mbi minatorët e mbi çdo sindikatë ekzistuese”, ka shkruar ai.

Pesë ditë më parë, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ishin ndarë 4 milionë euro për pagesat e punëtorëve të kësaj ndërmarje.

Gjatë mbledhjes Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte thënë se “doket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit