Tuesday, May 13, 2025
spot_img

“Treni e barti automjetin rreth 20 metra” – Dëshmitarët flasin për aksidentin e sotëm në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi vetura e tyre u godit nga treni mëngjesin e së dielës në Prishtinë. Banorët e asaj zone po kërkojnë nga institucionet të ndërmarrin masa parandaluese, për shkak se thonë se në vendin e njëjtë janë regjistruar disa aksidente të ngjashme.

Pjesë të veturës janë shenjat e vetme të aksidentit që ndodhi mëngjesin e së dielës.

Rreth orës 7:30 treni godi një veturë e cila po kalonte në rrugën Ramiz Cërnica në Prishtinë.

E nga ky aksident dy persona janë lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Policisë.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E personat që ishin dëshmitarë të këtij aksidenti dhanë detaje shtesë.

“Personat që kanë qenë në veturë kanë qenë shumë në rrezik do të thotë e ka shty rreth 20 metrave treni veturën prej vendit të ngjarjes edhe pas një 10 minutave kanë ardhur Policia dhe ndihma e shpejtë”, tha qytetari Veton Muhaxheri.

Por kjo nuk është hera e parë që ndodhin aksidente të këtij lloj në këtë vend.

Prandaj banorët e kësaj pjese kërkojnë nga institucionet që të ndërmarrin masa parandaluese.

“Kjo rrugë është shumë e qarkullueshme ditët e fundit patjetër duhet që institucionet përgjegjese me bë diçka që me vendos laurat edhe sidomos të dieleve në këtë kohë është tregu i automjeteve edhe shumë prej atyre që vijnë nga qytetet tjera nuk e dijnë që treni kalon edhe te dieleve”, tha Arian Havolli.

Të dielën e kaluar, katër persona mbetën të lënduar në Klinë pasi vetura e tyre u godit nga treni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit