spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Tre të mitur, një polic, një futbollist në mesin e viktimave: Çka dihet deri tash për tragjedinë në Koçan

Tre nga 59 viktimat janë të mitur, 20 të tjerë të lënduar poashtu të mitur. Një polic në mesin e viktimave. Gjithashtu një lojtari i ‘Fc Shkupi’ ka humbur jetën pasi sipas klubit hyri brenda t’i ndihmoj të tjerët.

Çka tha ministri i punëve të Brendshme?

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Toshkovski tha po ashtu se në koordinim me Prokurorinë Publike, kanë më shumë se 20 persona të dyshuar rreth ngjarjes në Koçan.

Ai para mediave, tregoi se aktualisht në stacionin policor ndodhën 15 persona.

Sipas ministrit të brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.

Ai shtoi se në diskotekë ka pasur rreth 500 persona dhe se janë shitur 250 bileta.

Çka dihet tjetër?

Numri i viktimave nga zjarri në klubin e natës Puls në Koçan, Maqedoninë e Veriut, është të paktën 59 persona, ka njoftuar ministri i Brendshëm i vendit, Panche Toshkovski, në një përditësim të bilancit të viktimave.

“Sipas informacioneve që kemi, numri i të vdekurve ka arritur në 59, prej të cilëve 35 janë identifikuar,” tha Toshkovski.

Zjarri raportohet se shpërtheu rreth orës 03:00 gjatë një shfaqjeje nga grupi hip-hop ADN në klubin Pulse në Koçan, një qytet rreth 100 km në lindje të kryeqytetit, Shkup.

Shumë qytetarë të shqetësuar janë mbledhur pranë ndërtesës në kërkim të informacionit për familjarët e tyre.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për REL.

Në “Instagram” dhe “Facebook” po shpërndahen fotografi të të rinjve duke kërkuar informacione për më të afërmit e tyre, ka raportuar mediumi maqedonas, Kanal 5.

Fotografitë e tyre, së bashku me emrat dhe numrat e telefonit janë shpërndarë, me kërkesën që, nëse dikush e di në cilën spital ndodhen ose ka ndonjë informacion tjetër, të njoftojë në numrat e dhënë.

Një 20-vjeçare, Marija Taseva, e cila mbeti e lënduar nga zjarri që përfshiu një klub nate në Koçan, ka rrëfyer momentet e panikut. Ajo përshkroi skenat kaotike teksa të gjithë përpiqeshin të shpëtonin nga flakët.

“Të gjithë nisën të vraponin jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë apo jo, përfundimisht në Shkup”, tha ajo.

Taseva rrëfeu gjithashtu se gjatë daljes nga klubi, ajo u rrëzua dhe u shtyp nga turma, duke përjetuar momente të tmerrshme. Ndërkohë, babai i saj tha se familja është ende në kërkim të vajzës tjetër, 25 vjeçe, për të cilën nuk kanë asnjë informacion.

“Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht isha në tokë me fytyrë”, tha Taseva.

Në rrjete sociale po qarkullojnë video të ndryshme nga brenda lokalit ku ndodhi tragjedia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit