spot_img
spot_img
Wednesday, January 15, 2025
spot_img
spot_img

Trajneri 79 – vjeçar që nuk u skuq nga skandali ndaj Kosovës dhe brohoritjet provokuese e tifozëve të tij

Që nga 15 nëntori nuk e pa asnjëherë të arsyeshme që t’i kërkojë falje Kosovës, për deklaratat e tij pa fije turpi!

Që nga 15 nëntori i vitit 2024 nuk doli asnjëherë që të thotë se tifozët e Rumanisë kishin sjellje antisportive dhe jo njerëzore ndaj kombëtares së Kosovës.

Që nga 15 nëntori, nga deklarata e tij e turpshme, asnjëherë nuk e mori mundin që të thotë se brohoritjet e Rumanisë janë kulmi i turpit dhe që nuk kanë fare të bëjnë me futbollin dhe sportin!

spot_img

Ky është selektori i Rumanisë Mircea Lucescu që nuk u skuq nga ai turp i paprecedent i tifozëve të Rumanisë, kur brohoritën Serbia, Serbia, Serbia.

Mircea Lucescu i ka 79 vite dhe po futet për të 80-tat, e njeh mirë historinë e viteve të 90-ta dhe aq më tepër e di fare mirë pse një farë Jugosllavije ishte përjashtuar nga Kampionati Evropian në vitin 1992 dhe në vend të saj mori pjesë Danimarka, kjo e fundit u bë kampion i Evropës! 

E di mirë se ajo farë Jugosllavije artificiale, qe përjashtuar për krime lufte në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë.

Këto krime i kreu Serbia me argatët e saj!

Mircea Lucescu, një trajner me një bagazh të madh futbolli, e di mirë pse NATO në vitin 1999 përkatësisht nga data 24 mars e deri më 10 qershor ndërhyri dhe e bombardoi Serbinë në gjithë territorin e saj, për shkak të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Republikës së Kosovës. 

Mircea Lucescu nuk e mori mundin asnjëherë që të thotë: I kërkoj falje Kosovës, se veprimi i tifozëve rumunë është provokues, turpërues dhe josportiv për faktin se u provokuan Kosovës që përjetoi krime të rënda nga regjimi serb!

Dje, mediumi rumun “Sport” me krenari e ribotojnë edhe një herë deklaratën e turpshme të Mircea Lucescut pas ndeshjes së ndërprerë me kombëtaren e Kosovës, kur kishte thënë: “Më duket se është jashtë zakonit. Ata u turpëruan nga sjellja e tyre. Ata nuk kishin arsye të protestonin kështu. Ne jemi sportistë dhe ne luajmë në tokë.

Nuk pati asnjë reagim kundër Kosovës. N

jë sjellje e tillë është e papranueshme! Nuk kam fjalë. As që mund të diskutohet më. Kur një ndeshje futbolli përfundon kështu, është turp dhe një ndjenjë turpi ndaj tyre, para së gjithash. Ata si sportistë e morën këtë vendim. Është e qartë nga një postim se ata ishin të përgatitur për ta bërë këtë.

Ata luajtën mirë, një ekip i mirë, i fortë, ne nuk patëm një ditë të mirë, bëmë shumë gabime”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit