spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Tragjike: Vetëvritet me armë një burrë në Viti

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sot në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku një person po dyshohet se i dha fund jetës. Rasti tragjik ka tronditur gjithë familjen, ndërsa akoma nuk dihen motivet.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili u gjet i vdekur, pasi dyshohet se e qëlloi veten me armë zjarri.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur.

 Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit në plotni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit