spot_img
Saturday, November 2, 2024
spot_img

Tragjike në Shqipëri: Këmbësori goditet për vdekje në aksin Milot-Morinë, arrestohet shoferi kosovar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, një burrë 57-vjeçar me inicialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka ndodhur në territorin e bashkisë Mirditë, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit