spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Tragjike: Dy persona mbesin të vdekur nga aksidenti në Prizren, tre të tjerë lëndohen

Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia.

“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.

Gazeta mëson se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona, viktimat siç merr vesh Gazeta janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.

Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit