spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Tragjedia në Prizren: Ky është i dyshuari për vrasjen e vajzës dhe plagosjen e gruas

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka vrarë nga jeta njërën nga vajzat e tij derisa ka therur me thikë gruan dhe vajzën tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

I dyshuari është Mehmet Gorenc, 45-vjeçar.

Ai pas aktit makabër ka tentuar të marrë edhe jetën e tij, duke pësuar lëndime të rënda. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 06:00 kemi marrë një informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit