Një person është vrarë sonte në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Sipas informacioneve në terren, personi Xhevdet Millaku, është personi i vrarë nga kunata e tij, Nazmije Millaku.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën edhe Policia e Prishtinës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodh sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
“Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia.
Motivet e vrasjes ende nuk dihen, por Nazmije Millaku është vetëdorëzuar në polici.
Në shkrim gjeni fotografinë e viktimës dhe të dyshuarës.