Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan, 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 persona mbetën të plagosur.
Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe padyshim krejtësisht e papërshtatshme për një qëllim të tillë.
Ky objekt, që gjendet afër një banese në Koçan, më parë ka qenë depo qilimash. Përkundër kësaj, objekti ka marrë leje nga komuna për të qenë diskotekë.
Disko private funksionon prej disa vitesh në këtë objekt dhe ka ndërruar disa herë pronar. Pronari aktual, tashmë i arrestuar, ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore të diskotekës, sipas medias vendase.
Nga sa shihet zjarri ka shkatërruar kulmin dhe ka djegur plotësisht pjesën e brendshme të objektit ku ndodhej disko jo standarde “Pulse” në Koçan, në të cilin sipas informacioneve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski kanë humbur jetën të paktën 59 persona.