Saturday, May 10, 2025
spot_img

Tragjedia në futbollin shqiptar| Ky është 28-vjeçari që pësoi atak kardiak duke luajtur dhe ndërroi jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin SundayLeague 9X9 të Shqipërisë, me një 28-vjeçar që është ndarë nga jeta pasi pësoi një kolaps në fushë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

28-vjeçari, Bledar Hajdari pësoi një atak kardiak dhe më pas ndërroi jetë, duke e shënuar ditën e sotme si një tjetër ditë tragjike në futbollin shqiptar.

Ky është rasti i dytë që një ngjarje e tillë ndodh në futbollin shqiptar, pas vdekjes së Raphael Dwamenës më 11 nëntor 2023, i cili ndërroi jetë pasi pësoi kolaps në fushë në ndeshjen Egnatia-Partizani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit