Rrugët e gurbetit kanë marrë shumë jetë të mërgimtarëve tanë në vitet e fundit — disa në aksidente, e disa nga natyra, shkrun GazetaKosova.net
Sot, rreth orës 10 të mëngjesit, ka ndërruar jetë një plak 70-vjeçar gjatë udhëtimit me autobusin «Euro Bus», i cili po vinte nga Gjermania drejt vendlindjes.

Mësohet se i ndjeri ishte nga Maqedonia e Veriut, me gjasë nga Struga. Ai ka ndërruar jetë në autobus, ndërsa bashkëudhëtarët kanë ndaluar në një parking afër restorantit «A1 Express Restaurant» në Mihajllovac, mes Beogradit dhe Nishit, për të kërkuar ndihmë.
Ndihma e parë ka arritur pas rreth 30 minutash, së bashku me policinë serbe, të cilët kanë tentuar të ofrojnë ndihmë të menjëhershme në vendngjarje, por fatkeqësisht pa sukses. Më pas, ai është dërguar në spitalin më të afërt, ku është konstatuar vdekja.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet se bëhet fjalë për shkaqe natyrore.
