Sunday, May 11, 2025
spot_img

Tragjedi në futbollin italian – vdes fizioterapisti i klubit të dy yjeve të Kombëtares shqiptare, shtyhet sfida e radhës

Një lajm i trishtë ka goditur klubin e Lecces dhe gjithë botën e futbollit italian. Fizioterapist i njohur, Graziano Fiorita, njëkohësisht figurë historike e klubit Giallorossi, ka ndërruar jetë papritur në gjumë në moshën 38-vjeçare.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në provincën e Brescias, ku skuadra po qëndronte përpara ndeshjes kundër Atalantës, të planifikuar për mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Gewiss”.

Fiorita ka qenë pjesë e Lecces për më shumë se dy dekada, duke u bërë një figurë e dashur dhe e pandarë nga klubi.

Ai kishte nisur rrugëtimin e tij profesional që në moshë të vogël, duke ndjekur hapat e babait të tij, Fernando, i cili kishte shërbyer gjithashtu si masazhator i ekipit për dhjetë sezone.

Klubi i Lecces, ku bëjnë pjesë dhe dy futbollistët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, ka reaguar me një deklaratë prekëse ku shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë për ndarjen nga jeta të Fioritës, duke njoftuar gjithashtu se ndeshja kundër Atalantës është shtyrë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit