spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

“Trafikantët nga Prishtina”, Vulin: Kam bërë listën e atyre që janë të padëshiruar në Serbi

Edhe Serbia ka listën e saj të personave të cilët janë të padëshiruar. Këtë fakt e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Zyrtari i lart serb ka theksuar se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion, ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi.

“Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq që nuk u jam përkushtuar më shumë, sepse po shoh se sa njerëz të poshtër janë harruar, tha Vulin përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e partisë së tij, Lëvizja Socialiste, citon Radio Evropa e Lirë.

Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq. “Në listat që u kam dorëzuar organeve kompetente, ka pasur shtetas të huaj, që kanë ardhur në Serbi për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, por edhe narko-bosë – nga Sarajeva deri në Prishtinë dhe Shkup”, tha Vulin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit