spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

“Ton u bom vllazën e motra”, Bekë Berisha rikujton disa fjalë të Haxhi Thaçit: E kam takuar vetëm një herë

Kandidati për deputet i AAK-së, Bekë Berisha, ka ngushëlluar familjen Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit.

Ai ka treguar se prindin e ish-presidentit Hashim Thaçi e ka takuar vetëm një herë.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në kohen kur Hashim Thaçi ishte marrë nga Gjykata Speciale në vitin 2021.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka rikujtuar disa fjali të babait të ish-presidentit nga ai takim.

“Haxhi Thaqin e kam takuar vetëm njeherë! Ishim me kolegë deputet për me pa në Burojë, pasi Hashim Thaqi u dërgua në Hagë. Po e parafrazoj: ‘U kry Lufta e fitum lirinë. Edhe populli u kthye në Kosovë. Na qoj Zoti dashni e respekt për njani-tjetrin. U dojshim shumë ner veti. Ton u bom vllazën e motra. Thash vetmeveti pasken me met rinia pa martu se vllau me motër, nuk martohet’! S’ish kon ashtu hiq more bac! Ishim kon t’u e rrejt njoni-tjetrin. Këto janë fjalët origjinale të Haxhiut. I lehtë i qoftë dheu!”, ka shkruar Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit