spot_img
Thursday, December 5, 2024
spot_img

Tomë Gashi tregon arsyen pse Osmani dhe Gërvalla mund të jenë hidhëruar – ja shaku

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, kanë zhvilluar një komunikim në distancë me njëra -tjetrën dhe duke i bërë “Diss” mes vete.

E para që nisi ishte Gërvalla, e cila gjatë një eventi të mbajtur në Prishtinë në nderim të mërgatës kishte thënë “pasi e dëgjuam këngën llafe – llafe”, duke iu referuar një shprehje të përdorur nga presidentja nga kënga e Dafina Zeqirit.

Derisa, Osmani iu kundërpërgjigje kryediplomates gjatë një konference të mbajtur sot duke thënë “Me kast, mjeshtër i mashtrimeve”, nga kënga e Gilit.

Nuk dihet ende saktë se cila është arsyeja e këtij llojit të komunikimit mes dyja politikaneve.

Rreth kësaj teme ka folur avokati i njohur Tomë Gashi.

Ai tha se ato mund të jenë të hidhëruara shkaku i letrës që Gërvalla ia kishte dërguar Këshillit të Evropës rreth draft – statutit të Asociacionit.

“Presidentja ka reaguar se kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë thënë “telefonat punojnë”. Kjo është çështje e problemeve të vogla, që mund të shndërrohen në të mëdha, sepse është zyrtare e partisë së presidentes”, tha Gashi 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit