Sunday, March 30, 2025
spot_img

Tomë Gashi për vrasjet në Kosovë: Kemi problem me mentalitetin, rinia po imiton më të vjetrit

Avokati Tomë Gashi ka thënë se shteti mundet me arrit me parandalu vrasjet në rast se qytetarët i frigohen shtetit.

“Shteti mundet me ndal gishtin nëse ne faktikisht i frigsohemi shtetit dhe ligjit”.

Ai është shprehur se ne si shoqëri kemi problem me mentalitet.

“Mendoj që mentaliteti jonë të themi kshtu paksa i shekullit të kaluem mos me thënë që i shekullit XV-të deri sa ne edhe sot i shohmi personat që kanë kry vrasje e pas lirimit të tyre i qesim në ballë të ogjakut dhe ju japim një respekt të papamë… ne faktikisht e glorifikojmë dikën i cili ka kry një akt kaq të shëmtuem saqë ia ka marr jetën dikujt”, ka thënë ai.

Gashit tutje është shprehur se në kushtenormale apo në një vend normal do të fillonte gjithëçka nga arsimi.

Tutje avokati Gashi ka thënë se rinia e vendit po frymëzohen nga gjeneratat më të mëdha të cilët ekspozojnë armë dhe shtënë me to gjatë shetitjeve nëpër male dhe postohen video nëpër rrjetet sociale e për të cilat ai thotë se shteti nuk po ndërmerr asgjë, qoftë në parandalimin apo marrjen e masave.

“Duke i ditur veprimet e tyre të padënueshme, atëherë është të themi kështu imitimi i të vjetërve nga ana e rinisë posaçërisht është një shembull që ata nuk mujn me ndal joshjen për ti imituar ata”, është shprehur ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit