spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Tomë Gashi: Për ta fajësuar dhe arrestuar Kurtin si terrorist u vra Astrit Dehari

Avokati, Tomë Gashi ka komentuar rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, duke theksuar se vrasja e tij mund të ketë qenë e motivuar politikisht, me qëllim për të penguar rritjen e Vetëvendosjes dhe për të dëmtuar figurën e liderit të saj, Albin Kurti.

Në “Mendje Kriminale,” Gashi shprehu bindjen se kishte një përpjekje të qëllimshme për të nxjerrë një deklaratë nga Astrit Dehari, me qëllim që të implikonte Albin Kurtin dhe udhëheqësinë e Lëvizjes Vetëvendosje në sulmin ndaj Kuvendit në gusht të viti 2016.

“…Dhe besoj që ka qenë një tentativë e marrjes së një deklarate që ta fajësoj Albin Kurtin hierarkinë më të lartë të asaj kohe të LVV se është parë që VV si një cunami po vjen në pushtet. Sepse po rritet numri i votuesve të tyre dhe për të parandaluar këtë, e për ta shpallur LVV si lëvizje terroriste, për ta arrestuar Albin Kurtin si terrorist dhe zyrtarë të tjerë të VV për të bërë një ndërlidhje për shkak të gjuajtës me granata hedhës në Parlamentin e Kosovës unë besoj që kjo është arsyeja e vrasjes së Astrit Deharit”, ka thënë Gashi.

Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, së bashkë me Frashër Krasniqin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Adea Batushën, u arrestuan mbi dyshimet se qëndrojnë prapa sulmit ndaj Kuvendit më 4 gusht të 2016.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit