Friday, May 9, 2025
spot_img

Tmerr pa fund: Babai i ekzekutohet në Lezhë, atentat ndaj gruas në Tiranë, plagosen edhe dy fëmijë

Lezha dhe Tirana u përgjakën dje në një seri atentatesh të lidhura me Roan Brahimajn, figura qendrore e një sage kriminale që nuk njeh kufij. Fillimisht u vra babai i tij në Lezhë, ndërsa vetëm pak orë më vonë, në Lundër të Tiranës, një atentat ndaj gruas së tij shkaktoi plagosjen e katër personave, mes të cilëve dy fëmijë të mitur. Këto ngjarje të rënda nxjerrin në pah fuqinë e grupeve kriminale dhe paaftësinë e autoriteteve për të ndaluar ciklin e dhunës…

Lezha dhe Tirana u tronditën rëndë nga dy atentate të njëpasnjëshme, të cilat kanë rikthyer në vëmendje konfliktet e ashpra mes grupeve kriminale, që prej vitesh e kanë kthyer vendin në një arenë të përgjakshme.

Në mesditën e 17 prillit 2025, Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimajt (i njohur gjithashtu si Roan Brahimi), u ekzekutua para lokalit të tij në Lezhë. Autorët, ende të paidentifikuar, vepruan me saktësi dhe shpejtësi, duke e qëlluar me armë zjarri në kraharor dhe duke e lënë të pajetë në vend. Gjovalin Prendi ishte babai i Roan Brahimajt, një personazh me histori të rëndë kriminale, i ekzekutuar në një atentat mafioz në Athinë, më 9 maj 2024.

Vetëm 3 deri në 4 orë pas këtij atentati, në Lundër të Tiranës, një tjetër atentat, këtë herë ndaj bashkëshortes së Roan Brahimajt, u kthye në një tragjedi duke plagosur rëndë katër persona, mes të cilëve edhe dy të mitur. Ky incident është një tregues i frikshëm i luftës së pamëshirshme mes grupeve rivale dhe paaftësisë së autoriteteve për të parandaluar hakmarrjet zinxhir.

Roan Brahimaj, figura qendrore e kësaj sage kriminale, kishte një histori të pasur me konflikte të dhunshme dhe akuza për përfshirje në disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në Shqipëri. Ai kishte lidhje të forta armiqësie me Ervis Martinajn dhe dyshohej se ishte pjesë e atentateve që kanë tronditur vendin në vitet e fundit, si ato ndaj Ylli Ibrahimit, Klisman Preçit dhe Brilant Martinajt.

Atentati ndaj bashkëshortes dhe vrasja e babait të tij tregojnë se pasojat e konflikteve kriminale të Roan Brahimajt vazhdojnë edhe pas vdekjes së tij, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve dhe duke përfshirë njerëz të pafajshëm në një cikël hakmarrjesh që duket pa fund.

Këto ngjarje duhet të shërbejnë si alarm për autoritetet ligjzbatuese, që të ndërhyjnë me vendosmëri dhe të ndalin këtë spirale të dhunës që po merr jetë njerëzish të pafajshëm dhe po mban peng sigurinë publike në Shqipëri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit