spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Tjetër lajm i mirë për pensionistët, në tetor do të rritje pensionesh përtej indeksimit – ja kur do të merret bonusi

Në tetor, pensionistët do të përfitojnë një lajm të mirë, pasi do të ketë një rritje të pensioneve përtej indeksimit të zakonshëm. Kjo rritje do të përmirësojë ndjeshëm standardin e jetesës për ata që janë në pension. Ministri i Financave, Petrit Malaj ka dhënë dje informacionet e fundit lidhur me këtë rritje. Sipas tij, pensionistët do të përfitojnë një bonus shtesë në këtë muaj, i cili është planifikuar të ndihmojë në përballimin e shpenzimeve të përditshme dhe të ofrojë një lehtësim të ndjeshëm financiar. Përveç kësaj, në konferencën e parë për median si ministër i Financave, zoti Malaj zbuloi se është në përgatitje edhe një paketë e re ndihme ekonomike që do të ofrojë mbështetje të shtuar për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Kjo paketë do të përfshijë masa të ndryshme për të përmirësuar gjendjen ekonomike të këtyre qytetarëve dhe për të rritur mbështetje për ata që kanë nevojë më shumë. Po ashtu, ministri i Financave ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar pensionistët dhe për të forcuar mbrojtjen sociale në vend. Detajet e mëtejshme për bonusin dhe paketën e re do të shpallen së shpejti, ndërsa pensionistët janë inkurajuar të qëndrojnë të informuar dhe të përfitojnë nga këto masa mbështetjeje. Ky njoftim është një tregues i angazhimit të qeverisë për të përmirësuar kushtet e jetesës së pensionistëve dhe për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në kohë të vështira ekonomike.

Pensionet

Konkretisht në konferencën e parë për median si ministër i Financave, Petrit Malaj prezantoi sfidat dhe prioritetet e tij në krye të këtij dikasteri, si dhe treguesit financiarë dhe ekonomikë nga janari deri sot. Ecuria e financave ka qenë pozitive në 7 muajt e këtij viti, tha ministri duke theksuar se ekonomia po rritet sipas parashikimeve. Janë hapur 8 mijë biznese të reja, është rritur punësimi. Ndërkohë deri në fund të vitit parashikohet ulja e nivelit të borxhit me 0.7 % krahasuar me vitin 2023, duke çuar atë në nivelin 58.2 %. Sfidë personale e tij por dhe e qeverisë mbetet adresimi i çështjes së pensioneve. Në muajin tetor është parashikuar të ndodhë indeksimi i pensioneve me një vlerë prej 4.1 miliardë lekë, por ministri la të kuptohej që po punohet për diçka më shumë. Pa zbuluar shumë detaje tha se grupet e punës po punojnë me synim pensione më të larta. “Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pensione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë. Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore. Këtu flas jo vetëm për indeksimin e pensioneve”, deklaroi ai.

Pakete e re ndihme ekonomike

Rritja e të ardhurave, pritet të sjellë edhe një paketë tjetër ndihme për kategoritë më në nevojë e pensionistët përtej bonusit të fundvitit. Pra përveç indeksimit që pensionistët që do ta kenë në tetor të këtij viti dhe bonusin që do ta marrin në dhjetor 2024 po diskutohet dhe një paketë mbështetje. “Kushtet i kemi që të adresojmë edhe një paketë ndihme për familjet në nevojë”, u shpreh ai.

Profesionet e lira

Ministri u ndal edhe tek çështja e profesioneve të lira, të cilët kërkojnë kthimin pas të parave që kanë paguar si tatim, pasi Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar pjesërisht ligjin që në muajin qershor. “Ky ligj është shoqëruar me debate të shumta. Vij nga profesioni i profesioneve të lira. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shfuqizon pjesërisht ligjin por nuk shprehet se çfarë duhet bërë mbrapa. Duke qenë në këto kushte, në si ministri po përgatisim një kërkesë për Gjykatës Kushtetuese, që të bëjë saktësim se çdo ndodhë me fondet e paguara nga profesionistët. Derisa të marrim një përgjigje nuk mund të marrim asnjë hap tjetër”, shtoi ai.

Kursi i këmbimit

“Kursi i këmbimit, financat tona i ka penalizuar. Ne kemi tek dogana rreth 11.2 miliardë lekë më pak, nga ana tjetër na ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm. Kursi i këmbimit është një kurs këmbimi në treg të lirë që përcaktohet nga kërkesa dhe oferta. Megjithatë unë nuk jam në dijeni që ne jemi ose kemi këto kushte që jemi duke vlerësuar apo parë nëse mund të marrim masa për të kufizuar luhatjet e kursit të këmbimit për sa ata i përcakton tregu kërkesë-ofertë”, tha Malaj.

Rivlerësimi i pasurive të patundshme

Vlera e tatimit që aplikohet për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme pritet të përcaktohet brenda muajit shtator. Për këtë është ngritur grupi i punës për të analizuar të gjitha shifrat që janë propozuar. “Nuk kemi përcaktuar normën ekzakte. Brenda shtatorit do shkojmë me propozim në këshillin e ministrave”, shtoi ai.

Disa statistika

Duke folur për ekonominë tha se kemi mbi 7 mijë biznese me shumë se vitin e kaluar dhe 13 mijë vende të reja pune me shumë se në 7 muajit e vitit të kaluar. Kemi 8900 persona me shume në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
Sfidat si ministër?

-Përmirësimi i stabilitetit makroekonomik dhe administrimi prudent i buxhetit të shtetit dhe borxhit publik.
-Në fokus është përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, dhe alokimi i investimeve publike në ato sektorë që kanë kontributin më të madh në ekonomi.

-Në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, faktor të rëndësishëm do të luajë dixhitalizimi, përfshirja e inteligjencës artificiale, projekt për të cilin po punohet me Microsoft.

-Shpenzimet buxhetore do të orientohen e kanalizohen atje ku ka nevoja sociale, pa humbur fokusin në investimet në sektorë prioritare.

Investimet në bujqësi

“Për sa i përket pyetjes në lidhje me çështjen e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë patjetër që ka një rritje në investimin në buxhet. Por ajo që ka ndodhur ka një rënie në financimin e huaj të projekteve që ka pasur Ministria e Bujqësisë, pra janë financime që nuk varen nga Ministria e Brendshme, nga Ministria e Financave, nuk varen nga financimet të brendshme, por janë financime të huaja nga institucione të huaja të cilat disbursojnë në raport me ecurinë e projektit. Po të shihni kahun e investimeve në aspektin e financimit të brendshëm do të shihni që kemi rritur investimet qoftë në skemën e grantit, ku financojmë investimet e fermerëve qoftë edhe në investimin e infrastrukturës kulluese dhe vaditëse”, theksoi ai ministri.

Do rishikohet formula e granteve të pakushtëzuara për pushtetin vendor

“Për sa i përket formulës së llogaritjes së grantit të pakushtëzuar për pushtetin vendor, po e diskutojmë atë jemi në kontakt me ministrin Mazniku. Besoj do të ketë një rishikim të formulës, megjithëse ne si ministri financash jemi të mendimit që duhet të ketë një mirëadministrim më të mirë në nivel bashkie, në mbledhjen e të ardhurave, duke filluar që nga mbledhja e të ardhurave të taksës së pronës. Do kërkohet planifikim më i mirë si në nivel qendror apo vendor që dhe alokimi i fondeve të bëhet më i mirë etj”, njoftoi Malaj.

Rritja e performancës së të ardhurave

“Faktor i rëndësishëm do të jetë dixhitalizimi i procesit të fiskalizimit dhe përfshirja e Inteligjencës artificiale. Është një nga elementet që do të kontribuojë jo vetëm në vjeljen e rritjes së të ardhurave por dhe të shmangies së evazionit fiskal”, nënvizoi ministri Malaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit