Shkruar nga Spartak Ngjela
Ende nuk po ka një studim me nivel të lartë për pushtetin politik në Shqipërinë e tridhjetë viteve të fundit, pas rrëzimit të Komunizmit.
Çfarë po ndodh?
Shqipëria sot është një vend në zhvillim, por zhvillimi po i vjen nga paratë që dërgojnë emigrantët shqiptarë që po punojnë në Perëndim.
Kjo është një metodë dhe praktikë normale në të cilën ka ecur i gjithë zhvillimi dhe përparimi i qytetërimit evropian.
Edhe Shqipëria e shqiptarët në këtë rrugë po ecin, dhe, prandaj i gjithë dëmi kolosal që sollën bastardët që erdhën në pushtet në vitin 1992, tani është neutralizuar thuajse krejtësisht, pikërisht me anë të remitancave që kanë dërguar e po dërgojnë rreth dy milionë emigrantët që po punojmë në Perëndim me paga perëndimore.
Dhe shifra që po dërgojnë ata në Shqipëri është e madhe, dhe ajo po e mban në vetvete edhe mirëqenien me nivel mesatar që ka Shqipëria sot.
Historia e shqiptarisë që po pritet të shkruhet nga historianë dhe politologë të nivelit të lartë, shqiptarë dhe evropiano-perëndimorë, tani është kthyer në një domosdoshmëri historike që duhet të respektohet për t’u kryet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Por gjithsesi nga qeveria aktuale dhe shumica parlamentare po pritet një studim adeguat për të nxjerrë skemën e re të zhvillimit të Shqipërisë, tani që ajo është në këtë kohë aktuale politike, bashkë me shtetin shqiptar të Kosovës.
Janë dy shtete shqiptare sot në Gadishullin Ilirik, por ende nuk po ka një skemë të zhvillimit panshqiptar, i cili duhet të jetë për t’u kryer në marrëveshjen politiko – ekonomiko – sociale me: Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Çamërinë.
A janë në gjendje që dy kryeministrat e të dy shteteve shqiptare të krijojnë grupimin me nivel të ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që këta ta strukturojnë skemën e plotë të zhvillimit të ardhshëm shqiptar: Shqipëri- Kosovë – Çamëri – Maqedoni e Veriut?