Thursday, April 17, 2025
spot_img

“T’i vras prindërit…” – 18-vjeçarja nga Graçanica denoncon ish-të dashurin për kërcënime gjatë shtatzënisë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës psiqike e fizike. Në shumë raste viktima janë vajzat e reja, të cilat përjetojnë presion psikologjik, e shpesh herë edhe kërcënohen nga partnerët e tyre apo edhe familjarët tjerë.

Një rast tronditës i kërcënimit dhe dhunës psiqike është raportuar së fundmi në Policinë e Mitrovicës së Veriut, ku 18-vjeçare e ka denoncuar ish-të dashurin e saj për kërcënime të rënda dhe abuzim emocional që, sipas saj, e kanë çuar deri në tentim vetëvrasje dhe humbje të shtatzënisë.

Burimet kanë bërë me dije se 18-vjeçarja ka raportuar në Polici se nga tetori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025, kishte qenë në lidhje me një 25-vjeçar, me të cilin më herët kishte qenë e ndarë, por më pas ishte kthyer në marrëdhënie.

Sipas saj, gjatë gjithë kohës së lidhjes, i dyshuari e kishte kërcënuar vazhdimisht, duke i thënë se “nëse bën diçka që nuk më pëlqen, do t’i vras prindërit dhe ty”.

18-vjeçarja po ashtu ka deklaruar se në nëntor të vitit 2024 kishte kuptuar se ishte shtatzënë, dhe nën presion të madh emocional kishte tentuar të vriste veten duke konsumuar tableta, çka kishte rezultuar me abort spontan, në një fazë kur besonte se ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.

Viktima ka thënë se i dyshuari ishte kundër abortit, dhe pas ngjarjes, kishte vazhduar ta kërcënonte rregullisht përmes telefonit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Kanosje”.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet janë duke u marrë me trajtimin e kësaj çështjeje të ndjeshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit