Egli dhe Gjesti, ndryshe nga ditët e para të njohjes së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4 që kuptoheshin dhe kalonin kohë duke biseduar dhe qeshur, ditët e fundit shpesh po debatojnë.
Pasi Egli i shpëtoi nominimit ku e futi veten për të nxjerrë Xumin, ajo dhe Gjesti kanë biseduar mbi lojën e secilit brenda shtëpisë.
Egli i ka kërkuar llogari këngëtarit, se përse nuk i kushton vëmendje duke i thënë se është narcist dhe mendon vetëm për vetën.
Gjesti si duket është lodhur nga bisedat e shpeshta të Eglit e cila kërkon llogari dhe t’i shprehë ndjenjat. I nervozuar Gjesti iu përgjigj se nuk i jep askujt llogari dhe se Egli është si të gjithë banorët për të.
Egli: Me the qëparë që nuk dua të të lëndoj dhe nuk me ke kthyer përgjigje për pyetjen që unë të bëra pas kësaj. Pse nuk do të më lëndosh? Por si sillesh? Unë shikoj një njeri që ngrohet dhe ftohet çdo dy orë.
Gjesti: Une nuk i jap njeriu llogari.
Egli: Po kush po të kërkon llogari? Unë e dalloj kur me jep dhe s’më jep
Gjesti: Po kur them dua të largohem nga krejt
Egli: Ti nuk je krejt
Gjesti: Po krejt jam
‘Egli: Pastaj mos më hajde, pastaj do të afrohesh unë do të rri larg. Je narcist, po më lëndon. Nuk po të kërkoj llogari, me ty nuk del kurrë e drejta. Gjithmonë ke të drejtë. Ti je i lirë. Je narcist.
Gjesti: Sa herë po kthehet kamera, ti bën poeten. Nuk po më rrihet më, Egli nuk po më kupton, po bën gabim.