Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Capital Residence” në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, ku një person është therur disa herë me thikë, i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.
Burimet e Gazetës bëjnë me dije se viktima është Enis Uglari, 30 vjeçar, i cili është goditur me thikë rreth 6-7 herë.
Gazeta mëson se viktima e ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Pas trajtimit, viktima është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar nga hetuesit policorë.
Ndërsa, Gazeta ka raportuar ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është personi i njohur me nofkën “Greku”, i cili është në arrati.
Siç mëson Gazeta Policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili dyshohet se ka ikur me një veturë të tipit Peugeot 208.