spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Thanë se Atilla është i pastër para drejtësisë, si e nxjerri Milaim Zeka “blof” produksionin?

Që prej hyrjes së tij në “Big” të gjithë e njihni shumë mirë Atilla Kardesh, që u largua nga formati i “BBVK” dy ditë më parë si pasojë e rrëmujës që u krijua jashtë ambienteve të shtëpisë për hyrjen e tij në format, pas dhunës së kryer ndaj ish bashkëshortes që aktualisht ndodhet në “BBVK” dhe për një kohë fare të shkurtër qëndruan sërish në të njëjtin ambient, por kësaj rradhe në distancë dhe me kamera në çdo cep.

BBVK, në fillim të “Prime” mbrëmë dolën me qëndrim ku thanë se Atilla është i pastër para drejtësisë.

Sakaq mbrëmjen e sotme në studio të “BBVK” ka qenë Atilla i cili ka folur rreth eksperiencës së tij të shkurtër në format.

Mirëpo gjërat ndryshuan kur Milaim Zeka, gjatë një bisede me Atillën, e përmendi hapur të kaluarën e tij në Suedi.

Në bisedë, Zeka tha: “Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë në burg, mos me shti me fol.” 

Kjo deklaratë nënkuptonte se Atilla kishte patur përvoja me drejtësinë në Suedi, duke aluduar se kishte qenë në burg dhe kjo bisedë nxiti tensione të mëdha në studio por moderatori i emisionit nuk lejoi që kjo bisedë të vazhdonte më tej. Sakaq mbetet për t’u parë dhe për t’u zbuluar se si qëndron e vërteta rreth Atillës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit