spot_img
Thursday, February 27, 2025
spot_img

Thaçit sërish i mohohet e drejta për ta vizituar babain e sëmurë në Kosovë

Edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babanë e vet të sëmurë ia refuzoi Gjykata Speciale, ish-Presidentin të Kosovës, Hashim Thaçit.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, Gjykatësja e Producedurës Paraprake pretendon se “nuk ka arsye të jashtëzakonshme dhe bindëse” për lirimin e Thaçit për vizitë në këtë çështje humanitare.

“Më 19 shkurt 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore për vepra penale të administrimit të drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e dytë për lirim të përkohshëm të Hashim Thaçit për arsye humanitare.

Sikurse herën e kaluar, Gjykatësja konstatoi se Thaçi nuk ka demonstruar se ekzistonin arsye të jashtëzakonshme dhe bindëse që përligjnin lirimin e përkohshëm të tij. Versionin e redaktuar publik të këtij vendimi, të dorëzuar më 25 shkurt, mund ta gjeni këtu.

Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse. Gjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa”, thuhet në komunikatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit