spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

“Thaçi është baba i kombit, vetë historia e Kosovës”, “Vjosa zonja e hekurt” – qytetarët ‘përplasen’ për Presidentin

Që nga pas lufta, Kosova ndër vite ka pasur gjithsej shtatë presidentë, në mesin e tyre edhe dy gra. E dy të fundit në këtë pozitë ishin ish-presidenti Hashim Thaçi dhe presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani.

Thaçi ka qenë presidenti i gjashtë i Kosovës që pas përfundimit të luftës, i cili qëndroi në krye të Presidencës për katër vite.

Detyrën zyrtare e mori në shkurt të vitit 2016, ndërsa e përfundoi në nëntor të vitit 2020.

Më 5 nëntor të vitit 2020, ai dha dorëheqje nga posti i Presidentit të Kosovës pas zyrtarizimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Pas dorëheqjes së tij, Vjosa Osmani mori pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit, pasi atë kohë ishte kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, më 4 prill të vitit 2021, Kuvendi zgjodhi Vjosa Osmanin në postin zyrtar të presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Meqenëse në Kosovë presidenti zgjidhet me vota nga Kuvendi, qytetarët shpesh herë kanë pasur ankesa, apo edhe preferenca të ndryshme për presidentin e vendit.

Gazeta i ka pyetur qytetarët se cili nga dy presidentët e fundit të Kosovës e ka përfaqësuar më mirë vendin.

Mbi 700 persona i janë përgjigjur pyetjes, ku qytetarët kanë qenë të ndarë në dy grupe, ata që e kanë qenë të kënaqur me udhëheqjen e Thaçit dhe të tjerët që preferuan udhëheqjen e Osmanit.

Ani pse pyetja u bë vetëm për dy presidentët e fundit të Kosovës, nuk munguan komentet e llojit ku si president i vërtetë i Kosovës u konsiderua vetëm presidenti i parë pas luftës, Ibrahim Rugova.

“Nje president e ka pas Kosova! Presidentin Historik Dr.Rugova”, ka shkruar një qytetar.

“Nje president e pat Kosova .dr.Ibrahim Rugova”, është shprehur një tjetër komentues.

Gjithsesi, pyetja ishte për dy presidentët e fundit të Kosovës, pa përfshirë pesë presidentët e tjerë të Kosovës që nga pas lufta.

Një numër i madh i komentuesve shprehën pëlqimin e tyre për udhëheqjen e ish-presidentit Thaçi.

“Pa dyshim i madhi Hashim Thaçi”, ka shkruar një qytetar.

“Me Thaçin njohje e anetaresime e progres me keta cubat llafe, sanksione e asnje njohje”, thuhet në një koment tjetër.

“Hashim Thaçi është baba i kombit”, ka shkruar një qytetar tjetër.

Një qyetare tjetër po ashtu u shpreh e kënaqur me udhëheqjen e Thaçit, madje renditi edhe disa arsye për këtë.

“Formoi shtetin, shpalli Pavarësinë, formoi FSK-në, ndërtoi shkolla, çerdhe, autostrada e shumë tjera. Hashim Thaçi”, ka shkruar ajo.

E disa qytetarë u shprehën se ish-presidenti Thaçi as nuk duhet të krahasohet me presidenten Osmani.

“Mos boni krahasim me historinë e Kosovës dhe legjendën e Kosovës, Hashim Thaçin”, ka shkruar një komentues.

“Hashim Thaçi, nuk bën të krahasohet me këtë vazalen e Albin Kurtit”, është shprehur një qytetar tjetër.

“Thaçi është i pakrahasueshëm, është vetë historia e Kosovës”, ka shkruar një komentues.

“Legjenda Hashim Thaçi nuk krahasohet me askënd”, thuhet në një koment tjetër.

Por, të shumta ishin komentet e qytetarëve që i dolën në krah presidentes Osmani, duke potencuar se janë të kënaqur me udhëheqjen e saj.

“Kryetarja e nderuar Vjosa Osmani”, ka shkruar një qytetar.

“Vjosa është e duhura, njeri me shkollë e intelegjinte”, ka thënë një komentuese.

“Kjo punë nuk don koment, Vjosa me shumë dinjitet”, është shprehur një tjetër qytetar.

“Vjosa Osmani është presidente pa asnjë vepër penale, e tjerët dihet edhe në Hagë janë për vrasje të shqiptarëve dhe shumë vepra tjera penale…”, ka shkruar një komentues.

“Pa dyshim Vjosa”, thuhet në një koment tjetër.

E një qytetar përveçse është shprehur i kënaqur me presidenten aktuale, ai e ka konsideruar Osmanin si “Zonja e hekurt”.

“Zonja e hekurt Vjosa”, ka shkruar ai.

Disa komentues të cilët kanë përkrahur presidenten Osmani, kanë thënë se ish-presidenti Thaçi ka punuar për ndarjen e Kosovës.

“Vjosa Osmani, hasha ka punu për ndarjen e Kosovën edhe hajni”, ka shkruar njëri prej tyre.

“H.Thaçi ka punu për ndarjen e Kosovës bashkë me Vuçiqin dhe Edi Ramën”, thuhet në një koment tjetër.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit