spot_img
Sunday, March 2, 2025
spot_img

Thaçi dorëzon kërkesën e katër për vizitë urgjente te babai i tij

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka parashtruar një kërkesë të katërt për vizitë urgjente në Kosovë.

Dy kërkesat e tij janë aprovuar, në maj dhe shtator të vitit 2023, pastaj kërkesa e tretë është ajo e 28 janarit për të ardhur urgjent.

Ndërsa më 14 shkurt, Thaçi pas bisedave me familjarët dhe informacioneve që kishte marrë se gjendja e babait i ishte rënduar akoma më tepër, pavarësisht se i njëjti më 14 shkurt nuk ishte i shtrirë në spitalet e vendit, kishte kërkuar edhe një herë që të vijë urgjentisht në Kosovë për ta vizituar.

Kujtojmë se gjykata e refuzoi dyfish kërkesën e tretë të ish-presidentit me arsyetimin se babai i tij Haxhi Thaçi është liruar nga spitali dhe nuk ka indikacione për përkeqësim të gjendjes.

Mirëpo ndodhi krejt e kundërta meqë prej mbrëmjes së 26 shkurtit, 86-vjeçari është shtrirë në Neurologji për shkak të problemeve paraprake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit