spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Tetë muaj pas lindjes, Eriona Sejdiu ‘trazon’ rrjetin

Tetë muaj më parë, ajo që dikur rrëmbente kurorat e bukurisë dhe më pas zemrat e publikut si moderatore, Eriona Sejdiu, u bë nënë për herë të parë.

Një moment i bukur dhe i shumëpritur, që kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj – të njëjtin që vitin e kaluar e çoi drejt altarit në një dasmë që u bë hit në rrjete sociale, nga fustani te vallëzimet.

Që prej asaj kohe, Eriona ka zgjedhur një profil më të tërhequr publikisht, duke iu përkushtuar familjes së saj të re. Por mesa duket, nuk ka lënë pas dore as veten. Përkundrazi!

Një fotografi e postuar së fundmi nga palestra ka tronditur rrjetin – ish-Missi duket në super formë, me trup të tonifikuar dhe energji që flet vetë. Më pak se një vit nga lindja, ajo frymëzon nënat e reja me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Po, linda beben tetë muaj më parë dhe ju mund ta bëni poashtu nëna”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit