Tuesday, July 8, 2025
spot_img

Testi i koncentratit për pastrimin e xhamit – cilat produkte janë më të mirat?

Në prag të sezonit të verës, kur xhamat e përparmë të veturave vuajnë më së shumti nga papastërtitë dhe mbetjet e insekteve, një test i detajuar i realizuar nga organizata gjermane KÜS ka vlerësuar nëntë produkte koncentrat për pastrimin e xhamit të parë të veturës.

Rezultatet i ndihmojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë zgjedhje më të zgjuara dhe efektive.

Sonax Xtreme Windshield Cleaner 1:100 doli në krye me vlerësimin “shumë mirë” (4/5), duke treguar efikasitet të lartë në pastrimin e papastërtive sezonale dhe lehtësinë e përdorimit.

Ngrin Performance, Liqui Moly dhe Dr. Wack CW gjithashtu morën vlerësimin “shumë mirë”, duke u renditur menjëherë pas Sonax-it. Këto koncentrate kanë treguar efekt të mirë në pastrimin e njollave të insekteve dhe papastërtive të rrugës.

Produkte si Mannol 5022 dhe Caramba u vlerësuan si “të mira” (3/5). Megjithëse nuk dështuan plotësisht, u dalluan për nevojën e më shumë cikleve pastrimi dhe në disa raste për aromë të pakëndshme ose për shpërndarje të papërshtatshme të papastërtive.

Në fund të listës u renditën Cartechnic dhe Ernst, të cilat nuk arritën të heqin njollat standarde të verës dhe u vlerësuan vetëm me “të përshtatshme” (2/5).

Secili koncentrat u përgatit me raportin 25 ml për 2.5 litra ujë dhe u testua në kushte laboratorike me mjete dhe ndotje të standardizuar. Vlerësimi përfshiu edhe aromën, efektivitetin në ciklet e para të larjes dhe mbetjet e mundshme në xham.

Konsumatorët që kërkojnë një pastrim efikas dhe të këndshëm për xhamin e parë të veturës këtë verë, duhet të orientohen drejt produkteve të testuara si më të mirat, si Sonax apo Liqui Moly. Investimi në një solucion cilësor jo vetëm përmirëson dukshmërinë, por ndihmon edhe në sigurinë rrugore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit