Monday, October 14, 2024
spot_img

‘Tërbohet’ moti, stuhia “Atena” përmbyt vendin fqinj; rrezikohet edhe Shqipëria?

Stuhia “Atena”, ka goditur një pjesë të Greqisë, duke shkaktuar përmbytje në Athinë dhe në Rodos.

Mediat greke, raportojnë se një stuhi e fortë shiu ka goditur zonën e Atikës në Athinë, duke shkaktuar përmbytje në rrugë.

Ndërkohë që e njëjta situatë është paraqitur edhe në Rodos, ku disa nga rrugët kryesore janë kthyer në lumenj.

Gjithashtu, mediat raportojnë që edhe përgjatë ditës së premte në Greqi, pritet të ketë një tjetër stuhi të fortë shiou dhe breshëri, e cila do të sjellë në ulje të ndjeshme temperaturash.

Edhe në vendin tonë duke nisur nga mëngjesi i ditës së premte, do të ketë përkeqësim të motit, ç`ka do të sjellë rënie të temperaturave me 6-7 gradë celcius.

E premtja e shtuna dhe e diela, pritet të sjellë reshje të forta shiu të shoqëruara edhe me stuhi breshëri dhe shkarkesa elektrike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit