Friday, July 4, 2025
spot_img

Tentohet rrëmbimi në mes të Parisit i vajzës dhe nipit të bosit të kriptomonedhave (Video)

Dështon tentative e rrëmbimit të një vajze dhe dajli, që rezultojnë se janë të afërm të një prej bosëve të kriptomonedhave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të kryeqytetit francez, Paris, ku persona të maskur, tentojnë të rrëmbejnë dy persona, që identifikohen si vajza dhe nipi i bosit të kriptomonedhave.

Kriminelët mbërritën me një furgon të maskuar si automjet postar dhe u përpoqën t’i hipnin me forcë në furgon. 

Vajza arriti që gjatë përleshjes ti rrëmbejë armën një prej grabitësve dhe e hodhi tutje. Arma rezultoi të ishte një armë “airsoft”, e cila qëllon me fishekë plastikë në një rreze prej 50 metrash.

Vajza dhe djali janë të afërm me presidentin dhe bashkëthemeluesin e kompanisë së kriptomonedhave Paymium, një platformë franceze shkëmbimi e krijuar në vitin 2011 dhe e cila paraqitet si një pioniere evropiane në tregtimin e bitcoin.

https://twitter.com/i/status/1922270623927095427

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit