spot_img
Thursday, November 21, 2024
spot_img

Tensionet në Ballkan: Çfarë fshihet pas riarmatimit të Serbisë

Shkruar nga Francesco De Palo

Por mbi të gjitha, ky zhvillim ka nxitur një reflektim të thellë mbi skenarët që mund të shpalosen në vijim. Pra se si ndikimet e mundshme nga jashtë edhe në çështjet lokale, siç është rasti i Kosovës apo dhe synimet e Kinës në disa vende (si Bosnje Hercegovina dhe Shqipëria), mund të ndikojnë në destabilizimin e përgjithshëm të rajonit.

Ky është i gjithi një moment strategjik për Ballkanin, teksa pak ditë më parë u njoftua zyrtarisht nisja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Po ashtu, ka ankth por edhe shpresë mbi qasjen që do të ketë administratën e dytë Trump ndaj rajonit.

Qëndrimi i Beogradit

“Ne jemi një vend neutral, megjithatë duhet të mbrohemi!”, ishte teza që përdori kryeministri Aleksandar Vucic për të motivuar zgjedhjen e tij, e cila ka të bëjë me raketat dhe dronët që do të nisin të prodhohen shumë shpejt në Serbi, por në bashkëpunim me Turqinë.

Ky hap shoqërohet me nisma të tjera, si rritja e pagave për Forcat e Armatosura dhe rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Konkretisht, bashkëpunimi i përbashkët në aksin Ankara-Beograd do të përfshijë prodhimin e dronëve Bayraktar, një hap i mbështetur edhe nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, sipas të cilit “Serbia ka disa kapacitete, dhe si vende mike ne mund të zhvillojmë së bashku aftësitë tona”.

Lidhja me Turqinë, është shumë e dobishme për të imagjinuar skenarët që mund të shpalosen në Ballkan në të ardhmen. Mbi të gjitha, vendosmëria e Turqisë për të mbrojtur stabilitetin në Bosnje-Hercegovinë, së bashku me Serbinë, e cila mbështet jo vetëm integritetin territorial të Bosnjës, por edhe integritetin e Republika Srpska brenda saj. Dhe për Vucic ta bësh këtë duke qenë në gjendje të mbështetesh tek mjetet dhe burimet e duhura, është një gjë shumë e mirëpritur.

Qasja që ka Ankaraja

Përtej dronëve, Vucic dhe Erdogan kanë një tjetër element të përbashkët: çështjen e Kosovës, në të cilën presidenti turk dëshiron të provojë ndikimin e tij si ndërmjetues, dhe më pas kushedi ta përsërisë atë rol në rajone me probleme më komplekse (siç është aktualisht lufta Ukrainë-Rusi).

Turqia mburret me marrëdhëniet e mira që ka si me Prishtinën ashtu edhe me Beogradin. Dhe mini-turi i fundit në rajon i presidentit turk Erdogan e konfirmoi këtë. Lidhjet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë, kanë shënuar një përparim të qëndrueshëm edhe në fusha të tjera.

Por Beogradi dhe Ankaraja, kanë gjithsesi mosmarrëveshje mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, ata e kërkojnë rrugën drejt stabilitetit përmes një sërë nismash paralele, siç është forcimi i ushtrisë serbe dhe prania e trupave turke brenda misionit të KFOR-it që operon në Kosovë. Në fakt, Turqia ka marrë prej gati 1 viti komandën e Forcës Paqeruajtëse të Kosovës të udhëhequr nga NATO.

Skenarët

Një ndër mbështetëset më të mëdha të Vucic, nuk është vetëm Ankaraja, por ndoshta edhe administrata e re amerikane e Donald Trump, me të cilin presidenti serb është kujdesur ndër vite që të mbajë një marrëdhënie të vazhdueshme, i ndihmuar nga ndërmjetësuesit në terren dhe nga marrëdhënie të rangut të lartë.

Midis tyre spikat ish i dërguari i Trump për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell, një diplomat në pritje të marrjes së ndonjë detyre me rëndësi. Në konventën e Partisë Republikane

në Milwaukee, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë por edhe të rëndësisë strategjike që ka në tërësi Ballkanit Perëndimor.

Grenell e kujton gjithmonë këshillën e Donald Trump kur e ngarkoi me atë detyrë: ”Shko atje dhe zhvilloje ekonominë, në mënyrë që të rinjtë të kenë një arsye për të qëndruar në rajon. Mos i lini të shkojnë për të punuar në Poloni, Gjermani apo Hungari”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit