Sunday, October 13, 2024
spot_img

Tendenca për konflikt ndër fetar në Kosovë

Nga Dr Adil MUSTAFA – Tiranë 21-09-2024

Fatkeqësisht në Kosovë po i japin jehonë me zë dhe figurë një të ashtuquajtur “Lëvizja e Deçanit”. Pa hyrë në detaje, bëhet fjalë për një grusht njerëzisht që nuk dinë çfarë thonë e bëjnë!

Personalisht nuk dua t’ua jap luksin të merrem shumë me ata, as të bie në “kurthin” e atyre që thonë: “fol, fol se diçka do të mbetet”.

Megjithatë shkak i këtij shkrimi është pikërisht e ashtuquajtura “Lëvizja e Deçanit” që në fakt është një duhmë e ç’organizuar që po përhap teza përçarëse për kombin shqiptar.
Gjykoj se nga ky këndvështrim duhet analizuar fenomeni. Teksa isha duke menduar rrjedhshmërinë e logjikës së shkrimit, krejt rastësisht më ra të ndiqja një debat në Top-Chanel.

Në emisionin e të premtes, në “Shqipëria Live” ishin të ftuar zotri Arber Gashi që kinse përfaqësonte të ashtuquajturën Lëvizje e Deçanit, hoxhë Hajredin Dizdari nga Tirana dhe një zonjë,aktiviste e shoqërisë civile, e besimit musliman, madje dhe me shami zonja Ikballe Berisha Huduti.

U përqëndrova te ky emision edhe për faktin se kisha përgaditur skendën për zhvillimin e shkrimit.

Cfarë konkludova nga debati?!

Përfaqësuesi i gjoja Lëvizjes së Deçanit ishtë krejtësisht i paqartë, nuk kishte argument shterues, por vetëm propagandë e cila në thelb nuk tregonte asgjë përveçse kakofoni fjalësh të pakuptimta.

Nga ana tjetër hoxhë Dizdari nga Shqipëria, ndonëse fliste me etike, nga ana përmbajtësore ishte si i thonë fjalës as “mish e as peshk”. E vetmja që më bëri përshtypje ishte zonja Ikballe. Ajo ishte e qartë dhe e saktë!

Në mënyrë të përmbledhur zonja tha se “besimi është e drejtë personale e gjithkujt ta mendojë si e ndjen”. Duke cituar kuranin u shpreh: pa atdhe nuk ka besim, rrjedhimish pa komb nuk ka fe.

Zonja Ikballë iu kundërvu të dy bashkëbiseduesve duke i’u thënë se çdo tendencë propagandistike në emër të religjionit është fyese, përçarëse dhe e dëmshme për kombin.
Gjithashtu ajo ia drejtoj gishtin si “Lëvizjes së Deçanit”, po ashtu edhe bashkësisë Islame në Kosovë se po e dëmtojnë shtetit e ri të Kosovës dhe kombin në tërësi.
Solla në vëmendje një pjesë e debatit televiziv për t’i dhënë më shumë jetë shkrimit në vazhdim.

Tash është e ditur që sa më shumë forcohet një komb sa më shumë zhvillohet dhe prosperon një shoqëri aq më shumë rritet tendenca e qarqeve të ndryshme për ta dëmtuar kombin dhe shoqërinë.

Kjo po ndodh pak a shumë me realitetin e sotëm tonin. Të mos fshihemi pas gishtit, por të tregojmë pjekuri, maturi dhe të jemi vigjilente ndaj gjithë atyre që dua të mbjellin përçarje dhe që duan të krijojnë një mish-mash ndër shqiptarë.
Në rrafshin global jemi një komb i lashtë, por i vogël, ama dihet gjithashtu botërisht se për nga harmonia dhe bashkëjetesa fetare jemi kampion botëror.

Nga ky aspekt duhet të jemi të vetëdijshëm se qarqet sllavo – serbe, ruso -greke, etj organizojnë në mënyrë të fshehtë projekte dhe sponsorizime financiare për të na goditur në pikën tonë më të fortë.

Në të tilla rrethana shoqëria shqiptare, institucionet kompente, drejtuesit zyrtarë të besimeve fetare, intelektuale dhe shoqëria civile duhet të thonë fjalën e tyre për të parandaluar fenomenet devijante mes nesh dhe nga ana tjetër të vetëdijësojnë popullin nga manipulimet. Instrumentalizimi i religjionit

E ashtuquajtura Lëvizja e Deçanit me apo pa vetëdije jo thjesht po e dëmton kohezionin e brendëshëm religjioz, por me retorikën e saj mund të nxisë ngjarje të padëshiruara, madje shumë të rrezikshme. Retorika e përdorur nga të ashtuquajturit përfaqësues është thjeshtë propagandë përçarëse dhe që nxit konflikt ndërfetar. Pse?

Retorika e tyre është krejtësisht banale, nuk kanë asnjë argument , por thjeshtë përpiqen të lënë një njollë të zezë në faqen e bardhë të historisë së sukseshme të bashkëjetesës mes besimeve.

Nuk mbrohet atdheu,kombi, shteti, gjuha, flamuri, simboli, kultura duke iu kundërvënë shqiptari-shqiptarit, apo duke bërë thirrje lajthitëse për ndryshim besimi.
Në Kuran e Bibël, por edhe shkencërisht thuhet se është e drejta e gjithkujt të besojë në atë që mendon dhe ndjen.

Pra, përkatësia fetare është zgjedhje e vullnetit të lirë të njeriut që as urdhërohet e as komandohet.

Kështu që tezat kinse në emër të flamurit, apo kombit, apo në emër të heronjve tanë kombëtare janë alibi për të krijuar mjegullajë nga ku duan të përfitojnë “ujkonjat e plakura dhe pa dhëmbë, Serbia, Rusia,Maqedonia,Mali Zi,Greqia përfshirë edhe ndonje shtet tjetër) që nuk e do forcimin e kombit shqiptar.

Andaj ne duhet të jemi shumë të kujdeshëm dhe urgjentisht ta frenojmë tendencën e rrezikshme që shkakton përçarje dhe nxit konflikt ndërfetar.
Memorjen ende e kemi të freskët se çfarë ndodhi në Bosnje, apo sesi e instrumentalizoj Millosheviçi religjonin,ose Greqia 1945 ose Turqia bashkpunim me Rusin e Sërbin ose Maqedonia ,Mali Zi,Greqia, etj që i asimilun shqiptaret katolik , ortodoks e musliman dhe i perdoren kunder shqiptarëve për vllavrasje.
Rasti i Bosnjës na tregoj se manipulimet në emër të religjionit shkaktojnë tragjedi të përgjakshme.

Krahas të tjerave aty u instrumentalizua feja për pasojë ndodhi anti humanizmi,anti- njerëzorja dhe ku ndodhi masakra më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore.
Siç dihet qytetarët e Bosnje Hercegovinës flasin pothuajse një gjuhë identike, një kulture e të njëjtat zakone, megjithatë instrumentalizimi i religjionit pasoj me katrahurë.

Kinse në emër të veçantive etnike, religjioni i parapriu te keqes së përgjakshme. Kroatët u indentifikuan me katolicizmin, serbët me ortodoksizmin e bosnjakët me islamizmin.
Pra, harmonia u shkatërrua dhe mori krahë forma dhe jo përmbajtja e religjionit.
Përmbajtja e Bibles dhe Kuranit është respekti, mëshira, dashuria për njëri-tjetrit dhe jo konflikti dhe lufta.

Edhe kasapi i Ballkanit Millosheviçi projektoj që në fillimet e tij planet luftënxitëse duke instrumentalizuar religjionin e duke përdorur Kishën Ortodokse serbe ndaj popujve të tjere.
Duke u nisur nga këto realitete më lind e drejta të mendoj: a mos vallë po riaktivizohet projektet e vjetra fetare për të nxitur konflikte ndër shqiptare.
Sido që të jetë këto tendenca do të dështojnë dhe të ashtuquajturat lëvizje me tematika përcarëse nuk do të gjejnë terren te shqiptarët as në Kosovë, as në Maqedoni e as në Shqipëri.

Pse?

– Është e provuar shkencërisht se jemi një komb autokton
– Jemi pasardhës të Ilirëve dhe me orgjinë evropiane
– Të gjithë pjesët e kombit flasin një gjuhë
– Kemi të njëjtat zakone dhe të njëjtën kulturë
– Kemi histori të përbashkët
– Udhëhiqemi nga postulati i Pashko Vasës: Feja e shqiptarit është shqiptaria.
– Në nivel kombëtar ne vlerësojmë dhe ç,ojmë të gjitha figurat historike pa dallim besimesh që nga Skenderbeu, Nënë Tereza, Josiv Bageri, vëllezërit Frashëri e deri te Adem Jashari.

Duke u nisur nga këto argumenta të fuqishëm, qarqet antishqiptare e dinë se jemi një komb që nuk mposhtemi nga pikëpamja e identitetit kombëtar, andaj kërkojnë të gjejnë hapësira të tjera për të na dëmtuar, sic është strategjia për konflikt religjioz.
Por, jam thellë i bindur se shqiptarët e kanë formimin e duhur që të refuzojnë dhe të mbrohen nga këto sulmet propagandistike dhe projektet antishqiptare.
Në Kosovë shqiptarët janë të sakrificës dhe të mençur, ata nuk do të lëjojnë askënd që të shkatërrojë të ardhmen e brezave dhe të dëmtojnë kauzës e shenjtë kombëtare.
Në ndërkohë Qeveria e Kosovës duhet në mënyrë urgjente që të marrë masa për të parandaluar tendencat plagprishëse!

Të goditet shkaku që të mos merremi me pasojat…. sepse mund të jemi të vonuar!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit