Studimi më i ri i Universitetit të Harvardit tregon që temperaturat e larta ndikojnë në aftësinë tonë të të menduarit në mënyrë të qartë dhe racionale
Kur mendojmë për valët e të nxehtit tipike të muajve të verës dhe ndikimin e tyre në trup, imagjinojmë rënie të presionit të gjakut, dhimbje koke, marrje mendsh, etj.
Por, një studim i bërë në 44 studentë, i ka hulumtuar reaksionet e tyre ndaj testeve verbale matematikore gjatë valëve 12-ditore të vapës e cila ka përfshirë Bostonin.
Rezultatet e hulumtimit të publikuara në revistën “Plos Medicine” kanë treguar që studentët më ngadalë u janë përgjigjur pyetjeve, transmeton Telegrafi.
Përqindja e gabimeve është rritur për 13 për qind te studentët të cilët kanë fjetur pa aparate të rregullimit të klimës, në krahasim me 24 studentë të cilët kanë fjetur në lokale të freskëta.
Në dhomat me aparate të klimës temperatura ishte 21,4 gradë të Celsiusit, ndërkaq në lokalet pa aparate të klimës rreth 26,3 gradë.
Studiuesit nuk e dinë pse nxehtësia ndikon në njohjen dhe emocionet tona, por ka disa teori.
Rezultatet e studimit do të duhet të merren parasysh, në një botë të karakterizuar nga efektet e ngrohjes globale dhe ku përdorimi masiv i sistemeve të ajrit të kondicionuar vetëm sa përkeqëson emetimet e gazeve serrë.