Meteorologu Mendim Rugova ka parashikuar një rënie të temperaturave nga fundjava, me maksimalet që pritet të zbresin në 5-6°C, ndërsa minimalet deri në 0°C.
Nga java e ardhshme, priten reshje të lehta shiu dhe bore.
Megjithatë, sipas Rugovës, muaji mars do të sjellë temperatura më të larta, duke krijuar një pranverë të ngrohtë dhe me mot stabil.