Sunday, October 13, 2024
spot_img

Telekomi: Vëllai i kryeshefes nuk është spiun, janë shtuar kontrollet ndaj stafit

Vëllai i kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hanës, Burimi është fotografuar duke kryer një punë jo fortë të zakontë.

Ai u raportua se po ‘spiunon’ nëse punonjësit po qëndrojnë në punë gjatë orarit.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar zëdhënësi i Telekomit, Fadil Lepaja, duke thënë se ai nuk është spiun por që janë shtuar kontrollet ndaj stafit.

“Ne e sigurojmë publikun se për të siguruar prezencën e stafit në punë, Telekomi nuk ka nevojë për “spiunë”, sepse ka pajisje që regjistrojnë hyrjet/daljet, si dhe personel që verifikon vërtetësinë e të dhënave. Për më tepër, çdo menaxher është i obliguar të sigurohet që stafi i tij është në orar të punës dhe i përmbush detyrat e punës”, ka thënë ai.

Lepaja ka theksuar se tanimë në Telekom kontrollet janë shtuar.

“…për kontekstin brenda tekstit, keni plotësisht të drejtë, tani më në Telekom ka kohë që ka një kontroll të shtuar në të gjitha objektet e saj, për t’u siguruar se zyrtarët janë në vendet e tyre të punës dhe në krye të detyrave të tyre. Fatmirësisht, më nuk është e mundur si më herët që dikush të marrë rrogë nga Telekomi i Kosovës Sh.A dhe të mos vijë asnjëherë në punë (por dikush tjetër të nënshkruhet në vend të tij/saj), apo të dalë nga vendi i punës kur t’i teket dikujt. Konsiderojmë se kjo ishte e mundur pasi që ata/ato ishin punësuar vetëm për t’u dhënë pagë, e jo për shkak se kompania kishte nevojë për ta/to”, ka thënë ai.

Sipas tij qëllimi i vetëm i tyre është “rimëkëmbja e Telekomit”.

Gjithashtu, për një kohë të gjatë, një pjesë e madhe e stafit, nuk kanë qëndruar fare në vendet e tyre të punës, por vetëm janë lajmëruar dhe kanë dalë për t’u angazhuar me punët e tyre private. Kjo është toleruar nga menaxhmentet e kaluara, por nuk lejohet tani, sepse qëllimi është një dhe i vetëm: rimëkëmbja e Telekomit“.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit